14.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Filloi vaksinimi i gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë informon se sot ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal, i cili po realizohet në gjithsej 35 pika vaksinimi në mbarë vendin, prej të cilave pesë janë në Shkup.

Deri më tani, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, 43.000 qytetarë janë paraqitur përmes aplikacionit vakcinacija.mk, ndërsa mundësia për paraqitje mbetet e hapur.

“Interesi i qytetarëve që deri tani janë paraqitur për vaksinën kundër gripit sezonal është i madh. Jam i kënaqur me interesimin e treguar dhe dua të rikujtoj se mundësia për paraqitje është ende e hapur – përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut amë. Këtë vit, Ministria ka siguruar numrin më të madh në histori të vaksinave kundër gripit sezonal – 80.000 doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur “Abot” nga Holanda. Vaksinimi është masa më e mirë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit, dhe pres që numri i qytetarëve të regjistruar për vaksinim të vazhdojë të rritet në ditët në vijim”, tha ministri Aliu.

Vaksinimi falas përfshin kategoritë e rrezikuara të popullsisë: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat që qëndrojnë në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe të punësuarit në këto institucione.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit