Filloi procesi gjyqësor ndaj ish-kryetares së Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska

Sot u mbajt seanca gjyqësore kundër ish-kryetares së Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, e cila akuzohet për nxjerrje të sekreteve zyrtare dhe falsifikim kompjuterik. Mbrojtja e Dimitrovskës dyshon se rasti është hapur për shkak të veprimeve të Dimitrovskës si revizore në rastin me bonuset e Prokurorisë Speciale Publike. Përveç Dimitrovskës, në këtë rast akuzohen edhe Mile Stolevski dhe Biljana Petrovska-Manteva. Ndërsa procedura për Borçe Najdovin do të vazhdojë në kuadër të lëndës “Aditivët”.

“Faktet dhe rrethanat tregojnë për një qasje subjektive dhe selektive ndaj këtij rasti, dhe padyshim që ka indikacione se rasti është i motivuar kryesisht për shkak të veprimit në rastin e Tatjanës me bonuset e Speciales. Këtë e dëshmon deklarata e bërë publikisht e kandidates aktuale për Prokurore, Lençe Ristovska, e cila shkoi një hap më tej në kërkimin e përgjegjësisë për Tatjana Dimitrovskën. Duke kërkuar të shqyrtohet avancimi i saj në karrierë”, deklaroi Vladimir Tufegxhiq, Avokat i Tatjana Dimitrovës. /Alsat.mk

“Nuk e di nga vijnë pretendimet e tilla, por Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe ne si prokurorë veprojmë në përputhje me provat. Nga të gjitha provat e marra gjatë procedurës, për të cilat tashmë është formuar një rast i njohur për publikun me emrin Aditivët, dolën indikacione dhe prova”, tha Natasha Pop Trajkova, prokurore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit