Në ditën e fundit të vitit u lëshua në funksion naftësjellësi Selanik – Shkup, kumtoi dje drejtori ekzekutiv i “Helenik enerxhi”, Andreas Siamisis, duke folur në ngjarjen e kompanisë, kumtoi agjencia e lajmeve greke ANA-MPA, ndërsa informatën se naftësjellësi filloi me punë, për korrespondenten e MIA-s e konfirmojnë edhe burime nga kompania greke.
Naftësjellësi Selanik – Shkup sërish funksionon pas 13 viteve joaktivitet, tashmë u bë dërgesa e parë, ndërsa sipas informatave të njejta, në periudhën e fundit do të pasojë edhe e dyta.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë greke në njarjen e djeshme theksoi se në thelb, bëhet fjalë për një korridor vertikal për furnizim me produkte tradicionale, duke pasur parasysh atë që naftësjellësi do të bartë derivate-dizel, që është produkti themelor në rajonin më të gjerë.
Plotësisht, sipas ANA-MPA, theksoi se puna e naftësjellësit i lehtëson eksportet no vetëm drejt Maqedonisë së Veriut por edhe drejt tregjeve fqinje, si Kosova, Serbia jugore dhe Bullgaria, me çka përforcohet ndikimi gjeopolitik i vendit në rajon.
Por, edhe se dukshëm ulet tollovia në trafik dhe ngarkesa e mjedisit jetësor në Selanik, për shkak të komunikacionit të cisternave, përmes të cilave bëhej furnizimi në 13 vitet e fundit, përkatësisht në periudhën kur puna e naftësjellësit ishte ndërprerë.
Kryeministri Hristian Mickoski në fund të nëntorit tha se Qeveria po i ndërmerr të gjitha hapat për vendosjen në funksion të naftësjellësit, i cili me vite nuk punoi, dhe paralajmëroi se pritet që naftësjellësi të fillojë me punë.
“Ne si shtet i zbatojmë të gjitha hapar që ai naftësjellës, i cili me vite ishte shkatërruar dhe i cili ishte i konservuar, të vihet në funksion. Po zgjasin hulumtimet, mendoj se tashmë ka përfunduar. Duhet të fillojnë provat e presionit, nëse tashmë nuk kanë filluar. E di se në Qeveri kaloi edhe çmimorja, kështu që pres këtë vit ai naftësjellës të vihet në funksion”, dekalroi Mickoski në fund të nëntorit dhe theksoi se pas funksionimit të tij nga Selaniku deri në Shkup, u mbetet kompanive, nëse gjejnë interesim. ta përdorin sepse si Qeveri nuk mund ta zhvillojmë biznesin në llogari të kompanive private apo shoqatave aksionare.
Para dy viteve, në intervistë për “Katimerini”-n, drejtori ekzekutiv i “Helenik enerxhi”, Sijamisis, duke folur për naftësjellësin, theksoi se brenda vitit mund të transportojë 2,5 milionë tonë naftë të papërpunuar dhe derivate të naftës (dizel, kerozin dhe benzinë).
Naftësjellësi nuk ishte aktiv prej vitit 2013, ndërsa prej vitit 2020 u intensifikuan përpjekjet kur u formua komisioni i përbashkët për të gjetur rajone të përputhjes mes palëve të involvuara në mjedis më të volitshëm në mënyrë që sërish të vihet në funksion.



