Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, duke folur për situatën në Këshillin Gjyqësor thekson se ai duhet të jetë organ i pavarur i cili në vendime do të udhëhiqet nga përgjegjësia disiplinore individuale e anëtarëve të Këshillit.
“Duhen reforma si akte, veprimtari specifike, por edhe si ndryshim i mënyrës së vëzhgimit dhe perceptimit. Këshillin Gjyqësor e shohim si një organ tërësisht të pavarur, vendimet e të cilit udhëhiqen pikërisht nga përgjegjësia individuale disiplinore e anëtarëve të Këshillit. Ne i bëjmë thirrje profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre ndaj paradigmave ligjore dhe kjo reformë është në këtë drejtim. Prandaj, ne po iniciojmë arritjen e pavarësisë që do të vijë nga vetë gjykatat dhe prokurorët, që ata të zgjedhin anëtarët dhe të mbajnë përgjegjësi morale, profesionale dhe ligjore në atë zgjedhje. Këshilli Gjyqësor nuk duhet të ndikohet nga propozimet e qeverisë, parlamentit apo presidentit. I japim hapësirë, tani Këshillit Gjyqësor, me vendime të pavarura, së pari për përbërjen e tij, të konfirmojë pavarësinë e tij. Edhe ne kemi dhënë kohë, por ende nuk ka asnjë përgjigje, propozim apo vendim nga ana e tyre. Besoj se përgjegjësia individuale do të ketë një efekt shumë më të madh se përgjegjësia kolektive, e cila mund të na fusë në një labirint të rrezikshëm nga i cili do të jetë e vështirë të dalim. Por për momentin të gjitha zgjidhjet janë në tavolinë dhe ne jemi në kërkim të më të mirës”, thotë Filkov në një intervistë për Veçer.