Fillkov: Ende nuk ka nominime nga Kuvendi për grupin e punës për Kodin Zgjedhor

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me Kodin Zgjedhor, deklaroi se në Ministrinë e Drejtësisë ende nuk kanë arritur nominime për formimin e grupit të punës.

“Janë dërguar dy shkresa drejt Kuvendit. E para më 31 dhjetor 2025, ndërsa e dyta më 20 janar. Presim që Kuvendi t’i përgjigjet kërkesës sonë, me të cilën kërkojmë nominimin e nga dy përfaqësuesve të partive parlamentare dhe të deputetëve të pavarur, pas së cilës do të formojmë grupin e punës që do të nisë përgatitjen e Kodit Zgjedhor”, theksoi ministri i Drejtësisë Igor Fillkov.

Ai shtoi se Kodi Zgjedhor, që nga miratimi i tij e deri në këto zgjedhje, ka pësuar rreth 40 ndryshime, të cilat, për shkak të qasjes parciale, kanë krijuar mospërputhje dhe mungesë koherence në të gjithë ligjin.

Sipas Fillkovit, për miratimin e një zgjidhjeje të re ligjore është i domosdoshëm konsensusi politik i të gjitha partive.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit