Filipçe shkon në takim në ambasadën shqiptare në Shkup, Mediani jep lajmin

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka pritur në një takim kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe.

“Një kafe në Ambasadë me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipce.
Bisedë e hapur për zhvillimet politike në vend, sfidat rajonale, ekonominë dhe rëndësinë e integrimit rajonal si faktor stabiliteti dhe progresi. Dialog me fokus te e ardhmja dhe përgjegjësia politike në kohë që kërkojnë maturi dhe vizion”, njoftoi Meidani.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit