Ju uroj festa të qeta dhe të gëzuara të gjithë besimtarëve që sot e festojnë këtë festë. Ky është një rast tradicional që familja të mblidhet, të mblidhen më të afërmit, të tregohet respekt dhe kujdes. Uroj që dita të kalojë në paqe, sepse paqja në këto kohë turbulente na është më se e nevojshme për të mundur të vazhdojmë të ndërtojmë shoqërinë, që të jetë e drejtë, tolerante dhe e lirë.
Ne në të kaluarën kemi zbatuar politika që qytetarët realisht i ndjenë, për të jetuar më mirë, më të sigurt dhe më të begatë. Që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre këtu. Zbatuam politika që i takonin shoqërive të zhvilluara, një shoqëri në të cilën askush nuk do të ndihet më pak i vlefshëm, pavarësisht nëse bëhet fjalë për përkatësi etnike, kombëtare, fetare, ndonjë kulturore, gjinore, seks apo orientim seksual. Uroj që të gjithë së bashku të ndërtojmë një shoqëri në të cilën askush nuk do të diskriminohet.



