Filipçe: NATO dërgoi mesazhe të qarta për Qeverinë gjatë vizitës së Mark Rutte

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë,  Venko Filipçe, deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, gjatë vizitës së sotme në vend, ka dërguar mesazhe të qarta për Qeverinë.

Sipas Filipçes, Rute theksoi se Rusia është agresore në Ukrainë dhe se po krijon aleancë me Kinën dhe Korenë e Veriut. Ai tha se mesazhi për Qeverinë ishte i drejtpërdrejtë dhe i qartë.

Filipçe shtoi se Qeveria aktuale nuk mund t’i fshehë më politikat e saj. Ai përmendi se zëvendëskryeministri Stoillkoviq mban lidhje të hapura me Rusinë dhe është takuar me grupin “Ujqërit e Natës”, të cilët kanë komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin.

Gjithashtu, ai përmendi edhe fondet kineze që, sipas tij, kanë hyrë në vend përmes një kredie prej një miliard eurosh nga Hungaria, për të cilat në raportet e institucioneve evropiane thuhet se bëhet fjalë për financim kinez.

Në fund, Filipçe theksoi se NATO po i ndjek seriozisht politikat e Qeverisë dhe se kjo është një sinjal i qartë se aleanca po i monitoron me kujdes veprimet e saj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit