13.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Filipçe: LSDM në pushtet u përballë me disa kriza, arritëm t’i tejkalojmë me menaxhim të duhur

Shkup, 4 tetor – Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, theksoi se ndryshe nga VMRO-DPMNE-ja, e cila në kushte dhe kur nuk ka krizë nuk merr asnjë masë për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve, LSDM ka treguar në shtatë vjet se çfarë do të thotë kujdesi i vërtetë për çdo qytetar dhe sektorin privat.

“LSDM kishte shtatë vjet pushtet në të cilat pothuajse çdo vit kishte ndonjë krizë. Kishte krizën e Covid-it, kishte krizën energjetike, një krizë ekonomike. Dhe në të gjitha krizat treguam me veprime konkrete, me hapa konkretë se si mbrohen qytetarët. Pagat u rritën edhe në kriza të tilla”, tha Filipçe.

Ai kujtoi se LSDM mbrojti qytetarët me nëntë paketa antikrizë, ndihmoi kompanitë të jenë likuide.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit