Deputetët e LDSM-së dhe Koalicionit kanë njoftuar se e mbështesin plotësisht kërkesën e familjeve të viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë e ndodhur në objektin “Puls” në Koçani.
Ata paralajmëruan se nesër do t’i dorëzojnë Kuvendit një propozim për mbajtjen e një seance mbikëqyrëse si dhe për formimin e një Komisioni të posaçëm Anketues, i cili do ta hetojë në mënyrë të pavarur dhe të detajuar rastin.
Sipas LDSM-së, në koordinimin e sotëm të grupit parlamentar dhe udhëheqjes së partisë është vlerësuar se këto hapa janë të domosdoshëm për të verifikuar veprimin e të gjitha institucioneve kompetente, për të përcaktuar përgjegjësinë politike dhe për të përgatitur masa e zgjidhje që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në Maqedoninë e Veriut.
Partia u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve nga të gjitha partitë politike të mbështesin këtë nismë në Kuvend.





