Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe i është shmangur pyetjes së gazetarëve nëse do të jepte dorëheqje nga polktika, nëse nuk do të vendosen në vendin tonë emigrant ilegal, siç po akuzon kjo parti.
Në konferencën e sotme për mediat, pas takimit me përfaqësuesit e partive të koalicionit, gazetarët e pyetën: Kryeministri Mickoski deklaroi se nëse në vend do të vendoset qoftë edhe një emigrant ilegal, atëherë ai do të tërhiqet nga politika! A jeni i gatshëm edhe ju të premtoni se nëse nuk do të vendosen emigrant në Maqedoni, të jepni dorëheqje përgjithmon nga politila?
Po kreu i LSDM-së, Filipçe iu shmang pyetjes dhe përgjigjes së drejtpërdrejtë duke akuzuar kryeministrin se edhe herë tjera ka bërë premtime të tilla.
Ai kërkoi të nënshkruhet rezolutë se në vendin tonë nuk do të vendosen emigrantë!






