16.8 C
Skopje
Sunday, October 5, 2025

Feti Abazi, shpalos projektet në Siniçan: Fokusi ynë, zhvillimi i Siniçanit të Epërm

“Kjo prezencë sonte, ma vërteton dhe më shumë bindjen për fitore”, e nisi fjalimin e tij, kandidati nga rradhët e VLEN për komunën e Bogovinës, Feti Abazi, gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në Siniçan të Bogovinës.
Tutje, përpos prezantimit të disa projekteve me rëndësi jetike për këtë fsha, ai nënvizoi se do i përkushtohet edhe zhvillimit të pjesë së sipërme të fshatit, apo Siniçanit të Epërm, duke filluar nga rekreacioni dhe turizmi malor.
“Në komunën tonë gjatë 20 viteve, çdo gjë përsëritet, nuk ka asgjë konkrete. Secila punë në Siniçan është bërë me vetiniciativë, mos kishte qenë vullneti i juaj, edhe uji do ishte cështje problematike.
Ne kemi shumë projekte. Për ujin, projekti nuk është i finalizuar me ujësjellësin, as me dokumentacionin teknik, kaptimi nuk është profesionalisht i rregulluar, edhe tek bazeni njejtë. Nuk e keni edhe rrjetin poshtë të rregullum në disa vende”, theksoi Feti Abazi, duke premtuar para banorëve të fshatit, këto projekte:
1. Ujësjellësi, kaptimi, filterat.
2. Rrethimi me mburoja i shkollës, izolimi i shkollës, kënd lojërash.
3. Kanali i ujit, do të rregullohet.
4. Adaptimi i çerdhes.
5. Aksi kryesor, parkingu duhet të vazhdohet më lart, për bukurinë e Siniçanit.
6. Rregullimi i varrezave.
7. Shtëpitë që lidhen me Sedllarcën, mungojnë trotuaret, do intervenojmë.
8. Do të intervenojmë në rregullimin e rrugës dhe ujërave atmosferike, prej te bukëpjekësi deri te vendi i quajtur bunari.
9. Ndërtimi i rrugës lidhëse me Sinçanin e Epërm – duke e lidhur me per te cilin janë ndare mjete nga qeveria.
Fokusi ynë është Siniçani i Epërm, për atraksion, turizëm malor, që ta bëjmë të banueshëm e jo vetëm për vikend-shtëpiza.
Të e marrim komunën dhe me një zë ta shtyjmë komunën në punë e jo llafe”, përfundoi Feti Abazi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit