12.8 C
Skopje
Sunday, October 5, 2025

Feti Abazi: Shpalos 7 projekte, për fshatin Kallnik

“Prezenca e juaj sonte, më ngarkon emocionalisht”, theksoi kandidati i VLEN, për komunën e Bogovinës, Feti Abazi. Këtë koment ai e bëri gjatë vizitës së tij për hapje shtabi në fshatin Kallnik të Bogovinës.
“U bënë 19 vite pervojë profesionale në komunë. Jam munduar të ju shërbejë njerëzve aq sa kam mundur. Kjo ka qenë një punë shumë e mirë, si përvojë për mua, që tani t’i qajmë hallet bashkë, ngase këto vendbanime, i kam ecur të gjitha paraprakisht.
20 vite është premtuar dhe është shkruar në letra, kur ka ardhur situata per investime, rezultati ka qenë asgjë.
Para disa ditëve ishim në Kallnik, me ekipën e VLENIT. I përcaktuam disa pika, ato ishin 7-të:
1. Projekti per rritjen e efikasitetit energjetik-izolimi i shkollës.
2. Ndertimi i rrethojave të shkollës.
3. Këndi per lojëra, afër shkollës.
4. Bazen dhe rregullimi i rrjetit të ujësjellësit.
5. Rregullimi i rrugës Kallnik-Pallçisht.
6. Kanalizimi, dhe
7. Hapja e rrugës malore”, përfundoi Feti Abazi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit