Pas fshatit Pirok, kandidati i VLEN, Feti Abazi ka vazhduar mobilizimin e strukturave edhe në Kamjan. I shoqëruar nga bartësi i listës së koalicionit në Gostivar, Bashkim Hasani, dhe kordinatori nacional i mediave, Latif Arifi dhe anëtari i shtabit qendror, Amir Elezi, ai ka theksuar para të pranishmëve se me programin e tij, do ua rikthejë komunën qytetarëve të komunës së Bogovinës.
“Ju faleminderit shumë që keni treguar gatishmëri në secilin moment, kur e ka kërku nevoja. Ne dolëm fitues, por u ndëshkuam nga numri i madh i votave të pavlefshme. Na ka ngelur hise ta bëjmë angazhimin final. E di që e keni bërë maksimumin, nuk dyshoj për këtë edhe në raundin e dytë. Ta bëjmë maksimumin edhe këtë javë, dhe ta bëjmë ndryshimin. Programit tonë, që e kemi pasur gjatë kampanjës, do i qëndrojmë mrapa. Do e kthejmë komunën në punë. Ekipi që qëndron pas, do reflektojë pozitivisht në komunën tonë. Ekip që me potecinalin e tij, ndryshimin do e bëjë që të duket, prej në ditën e parë. Ju kisha lut edhe njëherë për të dhënë maksimumin, deri në fitoren e ardhshme. Komunën e kërkojmë për të gjithë qytetarët, pa dallime partiake. Zhvillimin e komunës për 4 vjet, do ua dhurojmë qytetarëve”, ka përfunduar fjalimin e tij, Feti Abazi.





