13.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

FETAI: VJEN NDRYSHIMI EDHE NË ITSHKSH, PAS 11 VITESH, INSTITUTI ME DREJTOR TË RI

Zëvendskryeministri Arben Fetai përmes nje postimi ne profilin e tij ne Facebook ka shkruar se pas psas 11 vitesh vjen ndryshimi edhe në udhëheqësinë e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup.

Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi profesor Besnik Eminin si drejtor të ri të këtij institucioni të rëndësishëm për shqiptarët. Prof. Besnik Emini është historian me përvojë të gjatë, punëtor i lartë shkencor në kuadër të Institutit dhe autor i një sërë studimesh në fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Ai njihet për integritetin e tij akademik dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të mëtejshëm të studimeve shkencore mbi trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.Ky ndryshim konsiderohet si një hap i domosdoshëm drejt depolitizimit dhe profesionalizimit të ITSHKSH-së, në funksion të rritjes së transparencës institucionale, forcimit të cilësisë shkencore dhe përmbushjes së misionit të tij kombëtar”, ka shkruar Arben Fetai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit