2.8 C
Skopje
Monday, December 22, 2025

Fetai: Së bashku me Elisa Spiropalin e nderuam Skënderbeun në Shkup: Respekt për historinë, vizion për të ardhmen

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, së bashku me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, morën pjesë sot në ceremoninë solemne të vendosjes së kurores me lule pranë shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Në këtë ngjarje me domethënie të veçantë, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, Deputeti Bekim Sali si dhe Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, të cilët së bashku nderuan figurën e heroit kombëtar dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar identiteti shqiptar.

Ceremonia u zhvillua në një frymë reflektimi dhe respekti për historinë dhe sakrificat e brezave të mëparshëm. Sipas Fetait, ngjarje të tilla janë një kujtesë e fuqishme se respekti për të kaluarën dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë themele të domosdoshme për ndërtimin e një të ardhmeje më të bashkuar dhe më të fortë.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit