Kryeministri Arben Fetai përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas një statusi të ish ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, i cili duke aluduar deklaratën e Fetait se ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po mbrohet nga avokatët e Mijallkovit dhe Gruevski, ka shkruar se sulmi ndaj avokatëve vetëm pse kanë mbrojtur figura të tjera, është i neveritshëm dhe thellësisht i pamoralshëm.
“E kemi thënë gjithmonë – BDI në opozitë bie si një kullë prej letre. Dhe pikërisht kjo po ndodh.
Njëri arratiset si Gruevski.
Tjetri bëhet banor i Shutkës.
Të tjerët pacientë, sado që mund të kenë mbyllur ndonjë lëndë sa ishin në pushtet, tani jetojnë me frikën se mos u hapet një tjetër”, ka shkruar Fetai.
Link fb https://www.facebook.com/share/p/1ANM88NxvU/