Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në intervistë për RTK Speciake ja folur rreth ligjit të gjuhëve në vendin tonë. Fetai tha se gjuha shqipe është zyrtare sipas kushtetutës së RMV-së, por është një përjashtim i vogël, që nuk ekziston në asnjë vend të Evropës, ku në marrëdhënie ndërkombëtare është vetëm maqedonishtja zyrtare.
“Në vendin tonë është amadamentuar disa herë ligji i gjuhëve dhe çdo herë është bërë me pretendimin se është bërë zyrtarizmi i gjuhës shqipe. Por gjithmonë janë bërë kompromise dhe hapa të vegjël për arritjen e barazimit të gjuhëve”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Ai shtoi se BDI bashkë me LSDM-në e kanë dërguar ligjin në Komisionin e Venecias.
“Nga disa subjekte janë dërguar ankesa në Gjykatën Kushtetuese, ku për 5 vjet ankesat i kanë mbajtur në sirtarë dhe nuk i kanë shtjelluar. Nga Gjykata Kushtetuese u bë një show dhe BDI propagandoi se po humbet gjuha shqipe. Por kjo nuk ishte e vërtet, pasi ne edhe punuam në backround”, përfundoi Fetai.





