Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Alsat foli edhe për Ligjin e Përfaqësimit të Drejt dhe Adekuat, ku njoftoi se me shumë gjasë në janar do të jetë gati për tu publikuar.
“Ne jemi duke tentuar të zgjidhim një problem që ka zgjatur për 20 vite. Parimi i përfaqësimit të drejtë është lënë anësh, kishim balancerin por dihet publikisht se me këtë model është abuzuar pa masë e më të dëmtuar ishin shqiptarët”, tha zëvendëskryeministri Arben Fetai.
Ai shtoi tutje se në grupacionin me të cilin udhëheq vetë Fetai përbëhet kryesisht nga ekspertë.
“Sa i përket propozim Ligjit në fjalë unë jam bartës i procesit në kuadër të koalicionit qeveritar. Jemi takuar disa herë me partnerët qeveritar. Në atë grupacion kemi edhe ekspert që na kanë ndihmuar. Deri në janar presim të dalim në seancë parlamentare për ta zgjidhur këtë problematik njëherë e përgjithmonë”, përfundoi Fetai.





