Fetai dënon aktet e abuzimit ndaj të miturës në Sllupçan

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka dënuar me ashpërsinë më të madhe aktet e rënda të abuzimit seksual dhe shantazhit ndaj një të miture në fshatin Sllupçan, Komuna e Likovës, të raportuara nga mediat.

“Si shtet, kemi zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës seksuale, veçanërisht ndaj fëmijëve. Këto vepra penale shkatërrojnë jetën e viktimës dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit”, deklaroi Fetai.

Ai bëri të ditur se mbështet plotësisht veprimet e menjëhershme të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë, duke kërkuar nga Prokuroria Publike që të veprojë me urgjencë dhe profesionalizëm për të sjellë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit dhe për të siguruar dënime shembullore.

Zëvendëskryeministri nënvizoi gjithashtu se viktima dhe familja e saj meritojnë mbrojtje të plotë, si dhe mbështetje psikologjike dhe sociale nga institucionet kompetente.

“Mbajtja e fëmijëve të sigurt dhe lufta kundër dhunës seksuale duhet të jenë prioritet absolut i shoqërisë. I bëj thirrje çdo qytetari që të denoncojë çdo rast të dyshuar të abuzimit”, shtoi Fetai. (INA

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit