3.8 C
Skopje
Friday, November 28, 2025

Festa e 28 Nëntorit me kuaj dhe makina sportive! Parakalimenë Tetovë e Çair

Në Tetovë dhe Çair të Shkupit festa u shënua ndryshe – duke parakaluar me kuaj. Në Tetovë dhjetëra kalorës lëvizën nëpër rrugët kryesore të qytetit me rastin e 28 Nëntorit. Marshimi që tashmë është shndërruar në një simbol të festës, mblodhi dhjetëra qytetarë që dolën për të parë parakalimin. Kalorësit, të veshur me veshje kombëtare dhe të pajisur me flamuj kuqezi, krijuan një atmosferë festive dhe emocionuese. Në Çair, përveç kuajve kishte edhe makina sportive, të cilat ishin mbuluar me flamurin kombëtar të cilat parakaluar përmes bulevardit kryesor të Çairit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit