11.8 C
Skopje
Monday, October 6, 2025

Feride Haxhiu: “Zbulimi i hershëm shpëton jetë – shëndeti i gruas është prioritet!”

Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, kandidatja e VLEN-it, Feride Haxhiu, shënoi këtë ditë të rëndësishme me një mesazh të fuqishëm reflektimi dhe mbështetjeje për gratë.

“Sot është moment reflektimi dhe angazhimi për të gjithë ne. Çdo grua është forcë, shpresë dhe guxim. Asnjë grua nuk është vetëm në këtë betejë – ne qëndrojmë pranë çdo gruaje me mbështetje dhe forcë,” theksoi Haxhiu.

Në takim morën pjesë edhe kandidati për kryetar të komunës, Muhamed Elmazi, dhe ish-deputetja Mérale Ferati Uzeiri, ku u diskutua rëndësia e ndërgjegjësimit dhe kujdesit të hershëm shëndetësor.

“Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Kujdesi për veten nuk është luks, por domosdoshmëri. Së bashku ndërtojmë një të ardhme ku shëndeti i gruas është prioritet i pakontestueshëm,” – shtoi ajo.

🎗️ Tetori Rozë mbetet një thirrje për solidaritet, dashuri dhe kujdes – sepse jeta vlen, dhe jeta jemi vetë ne!

https://www.facebook.com/share/p/1CEdy8pkfb/

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit