Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kapën me rreth 250 kilogramë kokainë, me një vlerë tregu prej 20 milionë paund.
Sipas raportit të National Crime Agency të cilit i refetohet Top Channel, droga u gjet në një kamion në Dartford, Kent, gjatë një kontrolli të koordinuar nga oficerët e OCP-së. Tre të dyshuarit mbeten në paraburgim dhe po merren në pyetje nën dyshimin për furnizim me drogë të Klasit A.
Zyrtari i OCP-së, Andy Tickner, tha: “Ky është një sekuestrim i konsiderueshëm i kokainës dhe pa përpjekjet e oficerëve të mi për ta ndaluar, ajo sasi do të kishte përfunduar në rrugët e komuniteteve tona, duke ushqyer varësinë dhe duke nxitur vepra të tjera të rënda kriminale”.