Nje zoteri i moshuar, ne te 70tat e veta, i lindur shume afer kufirit me Kosoven, tash teritor i Lugines, me banim ne Zvicer nga vitet e 70ta, me prone ne Gilan nga te 80tat, me adrese ne malesi te Bujanocit me qellim atedhetar.
Ne Zvicer me leje qendrimi te perhershme pa passporte zvicrane, me femije te arrire, profesionist e patriot, me passporta zvicrane.
Leja e qendrimit ne Zvicer e leshuar permes letrave te ish shteteve, letra keto qe rrezikohen si pasoje e pasivizimit te adresave (lexo spastrimit te ri etnik)
I njejti zoteri eshte aplikues per letra te Kosoves moti kohe.
Te njejtin zoteri, Shqiptar i lindur 300m nga kufiri i sotem i Kosoves, 70 e fiu vjeç e kemi shti na Kosova ne njefar testi te njohurive per Kosoven ne te cilin ka ra, nder te tjera edhe per shkak te fondit te shkronjave jo adekuat per nje zoteri ne moshe.
Cka jena tu bo me Shqiptaret e Lugines keshtu?
Nese ju pasivizohet adresa ne srb, ne Kosove nuk mundet me mare shtetesine, çka jane ata, ciles toke i takojne, apo ska toke per ta?
Nese ska mekanizma ligjor qe ju mundesojne nje qasje te lehte ketyre personave, atehere te gjithe duhet ta marin me dekret te Presidences pa asnje vonim.
Mbi te gjitha nuk eshte patriotike nje qasje e tille e institucioneve te Kosoves.
Fatmir Spahiu, aktor


                                    



