Në një gjest plot ndjenjë e simbolikë, bora i ka punuar një plis të bardhë vogëlushit Leotrim, fëmijës 7-vjeçar që u vra nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës.
Në fotografinë prekëse të realizuar nga Sefer Aliqkaj, plisi shtrihet si një pelerine mbi trupin e fëmijës, sikur të donte ta mbrojë barkun – aty ku plumbi ia mori jetën.
Aktor Fatmir Spahiu, duke ndarë këtë moment në rrjetet sociale, shkroi:
>“Plisi i cili po rrjedh si një pelerine, si me dashte me mbrojte barkun, pjesën ku Trimi mori plumbin!
Kurrë mos me harru, kurrë mos me leju me u përsërit!”
Një kujtesë e fuqishme për dhimbjen e një kombi dhe përkushtimin për të mos harruar kurrë viktimat e pafajshme të luftës.
https://www.facebook.com/share/p/17DF6peyrb/