Tabelat e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” u hoqën sot nga sheshi “Nënë Tereza” me urdhër të kryetarit të komunës, pas zbulimit të pasaktësive të rënda, ndërsa aktori dhe producenti Fatmir Spahiu paralajmëron se Kosova po e humbet betejën e narrativës historike, shkruan KultPlus.
Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e hapur më 24 mars në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë për të shënuar përvjetorin e 27-të të bombardimeve të NATO-s, u largua sot nga ekipet e komunës së kryeqytetit. Vendimi erdhi pas një vale reagimesh të ashpra nga të mbijetuarit e masakrave, veteranët e UÇK-së, partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilët identifikuan pasaktësi të rënda në përmbajtjen e tabelave të ekspozuara.
Ekspozita, e bazuar në librin me të njëjtin titull nga autori Shkëlzen Gashi dhe e financuar nga Kuvendi i Kosovës, paraqiste 49 masakra në mënyrë kronologjike, nga masakra e Likoshan-Qirezit (28 shkurt 1998) deri te ajo e familjes Bala (12 qershor 1999). Organizatorët “Admovere” dhe “Integra” sqaruan se u bazuan në “Librin e Kujtimit të Kosovës” të Fondit për të Drejtën Humanitare (HLC), të udhëhequr nga Nataša Kandić.
Pika më e ndjeshme ishte paraqitja e Masakrës së Burgut të Dubravës. Sipas ekspozitës, nga 106 të vrarë, 48 figuronin si “persona të armatosur shqiptarë”, një pretendim që i mbijetuari Enver Dugolli e cilësoi si krejtësisht të pavërtetë, duke theksuar se numri i konfirmuar i viktimave është 116 të masakruar dhe 1 i zhdukur, asnjëri prej tyre i armatosur.
Fatmir Spahiu: “Jemi super pasiv në shfaqjen e së vërtetës tonë”
Derisa debati për ekspozitën po mbush hapësirat publike, aktori e producenti Fatmir Spahiu, i njohur gjerësisht si “Bufi”, publikoi një status të gjatë në rrjetet sociale, duke e vendosur skandalin në një kontekst më të gjerë, betejën kinematografike dhe narrative që Serbia po e fiton, ndërsa Kosova fle.
Spahiu, i cili ka bashkëpunuar me të gjitha vendet e rajonit përveç Serbisë, paralajmëroi për skenarë serialesh që barazojnë krimet duke krijuar narrativën djallëzore se “Bad guys” ka pasur në të dyja anët, diçka që ai e cilëson më të rrezikshme se çdo mohim i hapur. Ai solli shembullin e filmave “Quo Vadis, Aida?” të Bosnjës dhe “Dara sa Jasenovca” të Serbisë, duke theksuar se kinematografia po përdoret si mjet për shtrembërimin e historisë.
“Nëse nuk mundemi me bind botën që nuk kemi vra, atëherë, jemi vra!”, ka shkruar Fatmir Spahiu mes tjerash.
Reagimi i plotë:
Dmth miq, Ju pe dini qe une punoj kapak me filma. Qe thojne “mos bo filma” e une i boj. Here luje e here producent, e here vec i kqyri. Koheve te fundit me shume po kqyri e po lexoj skenare. Bashkepunimi rajonal per mua ka qene jashtezakonisht i rendesishem. Kam bashkepunu me te gjitha vendet e rajonit pervec Serbise.
Arsyjet natyrisht jane te shumta dhe te dituna por njona prej kryesoreve eshte se ate cka shkruajne ata, pra skenaret e filmave e serialeve jane te pasakte 600%, por edhe djallezor!
Psh koheve te fundit me ka ra ne dore aksidentalisht nje sinopsis i nje seriali qe nuk i mohon krimet e serbise ne Kosove. Por skenari thot qe edhe shqiptaret kane bere te njejtat dhe porosia historike djallezore eshte se luften e kane ba “Bad guys” te te dyja anve dhe se viktimat e pafajsme jane te dyja anve. Per mua kjo eshte me e rrezikshme se ckado tjeter deri tash.
Pra ideja eshte kjo, nese nuk mundemi me bind boten qe nuk kemi vra, atehere, jemi vra!
Psh Bosnja e prodhon filmin “Qui Vadis Aida” Serbia replikon me prodhimin kinematografik “Dara sa Jasenovca”. “Qui Vadis Aida” eshte film i bazuar ne fakte historike per te cilat ka materiale dhe ka varreza qe i shohim edhe sot. Per “Dara sa Jasenovca” nuk kemi kurgjo, zero. Pra kinematografia ne funksion shtrembimit te historise tenton me kriju nje “Ana Frank” per te cilen kurre askush nuk ka degju, ska asnje fakt historik, ska as varr e as fotografi, ska kurgjo hic!
Gjithsesi, ne boten normale e te ditun “Dara” nuk deporton pothuajse fare. Por tek bota me pak e ditun, thene but, deporton edhe fort bile. E kjo bota e dyte eshte masive ne bote momentalisht.
Te mos keqkuptohem, nje kamp perqendrimi ka ekzistuar gjate luftes se dyte boterore ne Jasenovac. Por ishte kamp i krijuar per Jahudite, Romet, kundershtaret e fashizmit. E verteta eshte se te gjithe jane vrare aty, por Dara nuk kishte kurre. Kurse Srebrenica Kosova, Dubrave jane fakte sepse kane ndodh sot!
Gjithsesi, e kam thene edhe me heret, ja kam thene te gjithe Ministrave e Kryeministrave nga paslufta mendimin tim per kete pune. Ne jemi super pasiv ne shfaqjen e te vertetes tone. Jemi gati gati ne gjume sepse jemi te dhe kemi qene te rrembyer nga interesa tjera.
Jashte modestise, se mandej po thojne Bufi humorist — Jemi disa prej nesh, qe jemi mundu me ba prezentimin e te vertetes sone. Por iniciativat tona kane qene nese mund ti quaj gjysem private.
Gjate nje shfaqje te nje filmi ku une isha producent, ne nje festival ne Hage, para nje audience te madhe ku kishte kryesisht jurist nga procese te ndryshme ne Tribunalin e Hages, per krime ne Ish Jugosllavi. Mu pat afru Geoffrey Nice, prokurori i Millosheviqit, duke me pyjetur se pse nuk keni tregu ngjarje te tilla gjate proceseve ketu, thjeshte sa per vetedijesim?! Pergjigjja ime ishte si mos me pas rrjet diqysh.
Krejt kete deshta me lidh pak a shume me kete expoziten e cila si forme dukej e nevojshme, sidomos ne kohen e vendimit ne Hage. Si permbajtje paska qene nje huqje e madhe e bash tek pika e Masakres se Dubraves, te mbietuarit e se ciles i kemi gjalle edhe sot!
Mire qe e paska mbledh hortikultura!
Le te jete kjo nje cingerrime vetedijesuese qe na bene me i mbajte syte qele mrena e jashte vendit!
Nejse. Paqi shendet.”, shkroi ai. /KultPlus.com



