Fatmir Limani para mbledhjes së Kuvendit Qendror të Besës: Të ruajmë maturinë, të mos dëmtojmë strukturën e VLEN-it

Para nisjes së mbledhjes së Kuvendit Qendror të Lëvizjes Besa, Fatmir Limani ka dhënë një deklaratë ku ka theksuar nevojën për maturi dhe kthjelltësi në veprimet politike, duke apeluar për përgjegjësi në këtë fazë të ndjeshme për koalicionin VLEN.

Limani ka nënvizuar se veprimet duhet t’i takojnë nivelit të politikanëve të matur, duke paralajmëruar se çdo hap i pamenduar mund të dëmtojë strukturën e VLEN-it dhe të kthejë proceset pas.

“Nuk guxojmë ta prishim strukturën e VLEN-it, sepse kjo do të nënkuptonte rikthim prapa. Nuk duhet të krijojmë hapësirë që struktura të tjera të bëhen pjesë e qeverisë”, ka deklaruar Limani.

Ai ka theksuar gjithashtu se nuk duhet parë si individ në këtë proces, pasi, sipas tij, pas tij qëndron një përfaqësim më i gjerë politik.

“Nëse Limanin e shohin si individ, ai nuk është individ, por mund të jetë 15 deputetë”, ka theksuar ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit