Kandidati i Vlen, Faredin Mustafa, pas rezultateve zgjedhore ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve për mbështetjen dhe besimin e dhënë në këto zgjedhje.
“Me zemër plot mirënjohje ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe votën tuaj. Fitorja jonë është dëshmi e qartë se së bashku mund të bëjmë ndryshime të mëdha për komunën tonë. Ky rezultat nuk është vetëm i imi, por i të gjithëve ne që besuam në vizionin e përbashkët për një të ardhme më të mirë,” – ka shkruar Mustafa.
Ai ka theksuar se do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim, duke premtuar se do të jetë zëri i tyre në çdo vendimmarrje.
“Sot fitoi besimi, fitoi bashkimi dhe fitoi përkushtimi për komunën tonë. Ju faleminderit nga zemra për këtë fitore të madhe!” – ka përfunduar ai.