Në Shkup u mbajt edicioni i shtatë i garës humanitare EVN RUN 2025, ku morën pjesë rreth 400 punonjës nga grupi EVN Maqedoni. Gjatë ngjarjes, pjesëmarrësit përshkuan së bashku 2,142 kilometra, duke mbledhur një shumë rekorde donacionesh.
Fondet e mbledhura këtë vit do të ndihmojnë:
-
Personat që janë me diabet,
-
Iniciativa për një stil të shëndetshëm jete,
-
Si dhe familje që përballen me sfida të infertilitetit.
Kjo ngjarje tradicionale edhe një herë e dëshmoi që EVN RUN nuk është vetëm një garë sportive, por një simbol i solidaritetit, përkushtimit dhe kujdesit për komunitetin. Përmes sportit dhe bashkëpunimit, EVN vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm për të mirën e kategorive më të ndjeshme në shoqëri.