EVN Maqedoni zyrtarisht dorëzoi për përdorim hapësirën e rikonstruktuar dhe plotësisht të pajisur, e dedikuar për ruajtjen e sigurt të pajisjeve personale mbrojtëse të nxënësve që ndjekin arsimin dual elektroteknik në Shkollën e Mesme Elektroteknike “Mihajllo Pupin” në Shkup.
Udhëheqësi i Departamentit për Burime Njerëzore dhe Organizim në EVN Maqedoni, z. Fisnik Oseku, e formalizoi donacionin me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mori pjesë në dorëzimin zyrtar të pajisjeve. Ai deklaroi: “Si kompani besojmë se investimi më i vlefshëm është investimi në arsim. Ai krijon mundësi, nxit zhvillimin dhe ndërton të ardhmen e komunitetit tonë. Jemi veçanërisht krenarë që vazhdojmë bashkëpunimin me këtë shkollë dhe kontribuojmë për kushte më të mira për mësim dhe zhvillim.”
EVN është pionier në vend në zbatimin e arsimit dual, me paralelen e parë duale të formuar në vitin 2017. Në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar, EVN Maqedoni gjatë viteve të fundit në SHMET “Mihajllo Pupin” ka investuar në një kabinet tërësisht të rinovuar dhe të pajisur sipas standardeve korporative të EVN, ku nxënësit realizojnë mësim praktik në kushte që i përgjigjen një mjedisi të vërtetë pune, si dhe një poligon të specializuar për trajnim praktik, i ndërtuar në oborrin e shkollës, i cili u mundëson nxënësve të avancojnë aftësitë në terren dhe njohuritë praktike.
Me këtë projekt u vendosën standarde të reja në arsimin profesional, duke lidhur arsimin e mesëm me mundësitë reale për punësim.



