Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme fillon sot

Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme, i cili do të kryhet me fluturime çarter komerciale, do të fillojë sot, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Ministria informoi se ka lidhur një marrëveshje me një kompani ajrore, në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik, pas kryerjes së një procedure të përshtatshme. Sipas planit të përcaktuar dhe dinamikës së parashikuar, pritet që të gjithë qytetarët maqedonas që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u kthyer të evakuohen deri në mesin e javës së ardhshme.

Procesi është koordinuar plotësisht nga Ministria dhe misionet diplomatike dhe konsullore në rajon. Përfundimi i procedurës së prokurimit publik është një konfirmim i veprimeve të ndërmarra në kohë dhe të përgjegjshme për të mbrojtur dhe kujdesur për qytetarët e RMV-së.

Sipas të dhënave të fundit, Ambasada në Doha është kontaktuar nga 150 qytetarë maqedonas, nga të cilët 95 kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u evakuuar. Gjithsej 585 persona që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe 36 persona nga Kuvajti, 15 nga Bahreini dhe 5 nga Mbretëria e Arabisë Saudite, kanë kontaktuar Ambasadën në Abu Dhabi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit