2.8 C
Skopje
Saturday, December 13, 2025

Europa Jugore përballet me zjarre në pyje, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit

Zjarrfikësit po luftojnë me disa vatra zjarri në Greqi, ndërsa një valë përvëluese e të nxehtit po shkakton dëme të mëdha në gjithë Europën Jugore.

 

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi janë shënuar mbi 152 vatra të reja zjarri dhe mijëra persona janë evakuuar. Rreth 4,850 zjarrfikës janë angazhuar në një betejë në disa fronte për të vënë flakët nën kontroll.

 

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Spanjë, Shqipëri dhe Turqi, ndërsa dhjetëra të tjerë – përfshirë zjarrfikës – janë dërguar në spital me probleme nga thithja e tymit dhe djegie.

 

Temperaturat kanë kaluar 40°C në disa zona më herët gjatë javës, ndërsa në Francë dhe Slloveni janë regjistruar rekorde të reja të të nxehtit.

 

Në Greqi, mijëra persona janë evakuuar nga ishujt turistikë Hios dhe Zakintos.

 

Në Peloponezin perëndimor, flakët hynë gjatë natës në qytetin e Patrasit, duke shkatërruar banesa, biznese dhe automjete. Në Zakintos, tre fronte të ndara zjarri, që shtrihen në mbi 15 km, vazhdojnë të jenë të pakontrolluara, duke shkaktuar dëme në banesa, struktura turistike dhe toka bujqësore.

 

Të paktën 13 zjarrfikës janë trajtuar për djegie dhe lëndime të tjera, bëri të ditur të mërkurën zëdhënësi i shërbimit

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit