Në tregun vendas të këmbimit valutor, dollari amerikan ka shënuar rritje të lehtë në fillim të javës, ndërsa euro ka mbetur e pandryshuar përballë lekut, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Dollari amerikan kuotohet në 79,33 lekë, duke u rritur me 0,27 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Euro mbetet në 92,53 lekë, në të njëjtin nivel me fundjavën.
Ndërkohë, paundi britanik është forcuar me 0,13 lekë dhe kuotohet në 108,11 lekë, ndërsa franga zvicerane ka rënë me 0,12 lekë, duke u këmbyer me 98,87 lekë.
Kursi zyrtar i këmbimit i Bankës së Shqipërisë shërben si nivel reference për qëllime tregtare, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.






