ESHS: Paga mesatare për muajin janar në Maqedoni, 39.542 denarë

Enti Shtetëror për Statistika njofton se neto-paga mesatare për muajin janar të këtij viti është 39.542 denarë, përcjell TV21. Sipas ESHS-së, në krahasim me muajin janar të vitit të kaluar, është rritur për 16,5 për qind. Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në janar të këtij viti është 59.392 denarë.

“Kjo rritje vjen mbi të gjitha nga rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Administratë Publike dhe Mbrojtje; sigurimet social i detyrueshme (27,8 për qind), furnizimi me ujë; asgjësimi i ujërave të zeza, menaxhimi i mbetjeve dhe aktivitetet e rehabilitimit të mjedisit (19.2 përqind) dhe bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (19.1 përqind)”, shtojnë nga ESHS.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit