Një video që po qarkullon në mediat sociale ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve, pasi tregon një kamion të madh “semi‑truck” që u përmbys nga erërat e forta në një autostradë afër qytetit Dumas, në Texas.
Ngjarja shkaktoi bllokim të trafikut për disa orë, ndërsa rruga u bë e papërshtatshme për lëvizje deri sa autoritetet arritën të largonin automjetin e përmbysur.
Rajoni i Panhandle është i njohur për erërat e forta, dhe në këtë incident, një rimorkio bosh u kap nga erëra që arrinin shpejtësinë deri në 70 km/h.
Fuqia e erës ishte aq e madhe sa që kamioni u ngrit në ajër për disa sekonda përpara se të përmbysej.
Pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë automjetin duke lëvizur fillimisht lehtë mbi asfalt, pastaj duke u ngritur dhe duke u përmbysur gradualisht drejt anës së pasagjerit, një skenë që tërheqte frikë dhe habi.
Dy persona që ndodheshin në kamion arritën të dilnin përmes dritares së shoferit, por nuk është bërë e qartë nëse pësuan ndonjë lëndim.
Autoritetet lokale kanë theksuar se ky nuk ishte incidenti i vetëm i ditës në atë zonë: një tjetër kamion u përmbys dhe një automjet tjetër u përplas në një vend tjetër, duke shkaktuar lëndime për shoferin./Telegrafi/



