Era mbi 60 km/h! Vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Paradite do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga veriu (lokalisht mbi 60 km/h), veçanërisht në pjesët lindore dhe në Pellagoni.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 5°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 11°C.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 1°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në9°C.

Të enjten në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, kudo me temperatura minimale nën zero. Gjatë natës drejt së premtes dhe të premten do të ketë reshje të reja: në vendet më të ulëta shi, në zonat më të larta shi dhe borë, ndërsa në male borë. Më pas, gjatë ditëve të fundjavës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i ftohtë, me erë mesatare deri të fuqishme nga veriu. Nga e hëna temperaturat ditore do të jenë në rritje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit