Hulumtimi i fundit i opinionit publik nga MKD.mk dhe agjencia “Market Vision” për rejtingjet e partive politike dhe liderëve të tyre, i realizuar nga 2 deri më 18 mars, tregon se qytetarët vazhdojnë të kenë besimin më të madh te VMRO-DPMNE dhe te lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski.
Partia në pushtet është tashmë pothuajse dy vite në qeveri, po aq kohë edhe Mickoski është kryeministër i Maqedonisë, por rejtingu i tyre vazhdon të jetë i lartë në krahasim me opozitën.
Rezultati i përgjithshëm i të gjithë kryetarëve të partive politike maqedonase është më i ulët se niveli i besimit që gëzon lideri i VMRO-DPMNE-së.
Në pyetjen se te cili lider i një partie politike kanë më shumë besim, pjesa më e madhe e të anketuarve nuk kanë besim te asnjë nga liderët e partive politike.
Një e katërta e të anketuarve (25.2%) kanë besimin më të madh te Hristijan Mickoski.
24 për qind e të anketuarve, në pyetjen se për cilën parti politike do të votonin në zgjedhjet e ardhshme, janë përgjigjur se zgjedhja e tyre është VMRO-DPMNE.
Partia e dytë është VLENi me 5.1 për qind të besimit, pasuar nga LSDM me 4.9%, BDI me 4.8%, Levica me 3.1% dhe ZNAM me 2.1%.
Ndërkohë, 28.1 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk do të votojnë, ndërsa 9.7% kanë thënë: “nuk e di nëse do të votoj’
Më shumë se gjysma e të anketuarve që janë deklaruar për një parti konkrete politike, në zgjedhjet e ardhshme do të votonin për VMRO-DPMNE, ndërsa 11.5% janë përcaktuar për VLEN, 11.1% për LSDM, 10.9% për BDI, 7% për Levica dhe 4.8% për ZNAM.
Në pyetjen nëse janë për hyrjen e Maqedonisë në BE me status të vendit vëzhgues, përkatësisht anëtare e BE-së pa të drejtë vetoje, më shumë se gjysma (52%) e të anketuarve janë shprehur se janë pro hyrjes së Maqedonisë në BE pa të drejtë vetoje
.Në pyetjen se në çfarë drejtimi po lëvizin gjërat në Maqedoni, 36.2 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se drejtimi është i duhur, ndërsa 46.9 për qind e tyre mendojnë se vendi po lëviz në drejtim të gabuar.
Anketimi është realizuar nga 2 deri më 18 mars duke përdorur metodën CATI – anketim telefonik me ndihmën e kompjuterit, në një mostër prej 1.200 të anketuarish. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, bazuar në të dhënat për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021.
”.



