Engjëllusha dhe Mërgimi nisin pushimet dimërore

Pas një periudhe mjaft intensive dhe të ngarkuar me angazhime profesionale, këngëtarja Engjëllusha Salihu, ka vendosur që fillimin e vitit t’ia dedikojë vetes dhe bashkëshortit të saj.

 

Pas përfundimit të sezonit të festave, ku ajo ishte tejet e kërkuar dhe e pranishme në shumë ahengje e organizime festive, ka ardhur koha për pak qetësi.

 

Përmes disa imazheve të ndara në rrjetet sociale, Engjëllusha ka bërë të ditur se ajo dhe bashkëshorti i saj, Mërgimi, kanë nisur pushimet e tyre dimërore.

 

 

 

Çifti duket se ka zgjedhur një destinacion malor të mbuluar nga bora, duke shijuar peizazhet përrallore dhe ajrin e pastër larg zhurmës së përditshme.

 

 

Në fotografitë e publikuara, këngëtarja shfaqet mjaft e lumtur krah partnerit të saj, teksa nuk kanë munguar as pamjet nga lartësitë, që tregojnë se po shijojnë çdo moment të kësaj periudhe relaksi.

 

Ky pushim vjen si një “shpërblim” i merituar për Engjëllushën, e cila mbetet një nga emrat më të dashur për publikun në dasma e gazmende familjare.

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit