6.8 C
Skopje
Tuesday, October 28, 2025

Enderon Vuthaj diplomon me sukses në Akademinë Ushtarake Ajrore të SHBA-së!

Kosova ka një arsye më shumë për krenari: Kadeti Enderon Vuthaj, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka diplomuar me sukses në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjenerata 2025.

Pas katër vitesh trajnimi intensiv me kadetë nga e gjithë bota, Vuthaj i bashkohet oficerëve të FSK-së për të dhënë kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin e forcës mbrojtëse të vendit. Diplomimi i tij vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë dhe në garantimin e paqes e sigurisë në rajon.

Enderoni do të sjellë përvojat dhe njohuritë e fituara nga akademia prestigjioze amerikane për të ndihmuar në modernizimin dhe profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së, duke e vendosur Kosovën në një rrugë të sigurt drejt forcimit të mbrojtjes dhe partneritetit me SHBA-në dhe aleatët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit