Emma Stone thyen rekordin e Meryl Streep dhe hyn në histori të çmimeve Oscar

Aktorja e njohur amerikane Emma Stone ka hyrë zyrtarisht në historinë e Çmimeve Oscar, duke thyer një rekord që për dekada ishte mbajtur nga legjendarja Meryl Streep.

Pas shpalljes së nominimeve për Oscar 2026, Stone, 37 vjeçe, u bë gruaja më e re në historinë e Akademisë që arrin shtatë nominime në total, një arritje e jashtëzakonshme në karrierën e saj artistike.

Këtë vit, ajo është nominuar në kategorinë Aktorja më e Mirë për interpretimin e saj në filmin “Bugonia”, nën regjinë e Yorgos Lanthimos, një bashkëpunim që tashmë konsiderohet ndër më të suksesshmit e kinemasë bashkëkohore. Përveç këtij nominimi, Stone figuron edhe si producente e filmit, i cili konkurron gjithashtu në kategorinë prestigjioze “Filmi më i Mirë”.

Me këto dy nominime, Emma Stone ka kaluar rekordin e Meryl Streep, e cila kishte arritur nominimin e saj të shtatë në moshën 38-vjeçare, në vitin 1988. Megjithatë, Streep vazhdon të mbetet aktorja më e nominuar në historinë e Oscars, me 21 nominime dhe tre fitore.

Deri më tani, Emma Stone ka fituar dy çmime Oscar për Aktoren më të Mirë:
– në vitin 2017 për filmin “La La Land”
– në vitin 2024 për “Poor Things”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit