19.8 C
Skopje
Thursday, September 11, 2025

Emira Selimi: Manastiri, mrekullia e jetës sime!

Emira Selimi, në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, ka ndarë përjetimet e saj mbi jetën në Manastir, duke e cilësuar këtë qytet si më të mirë se Shkupi apo Tirana.

“Pelisteri, që unë e quaj ‘perla e Maqedonisë së Veriut’, është shumë afër. Prespa me liqenin e mrekullueshëm, mollët e Resnjës, ajri i pastër, vera që është vërtet verë dhe dimri që është dimër, janë gjërat që ma bëjnë jetën këtu më të bukur se kudo tjetër”, ka shkruar Selimi.

Ajo ka theksuar se Manastiri i ofron një jetë të qetë e të plotë, duke përmendur edhe afërsinë me qytetet dhe vendet tjera: Korçën (90 km), Greqinë (33 km), si dhe Strugën e Ohri.

“Me pak fjalë: mrekulli. Një jetë e qetë që s’e kam jetuar kurrë më parë. Mos më mbani gajle, se unë jam në terezi”, përfundon shkrimin e saj Emira Selimi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit