10.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Elmazi: Kaluan 24 orë, Danella ende hesht për ndërtimin pa leje në Saraj dhe kaosin në Shkup

Përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Muhamed Elmazi, ka reaguar ashpër ndaj heshtjes së kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, përballë akuzave në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje në komunën e Sarajit. Në një status publik, Elmazi ngre pyetje të drejtpërdrejta rreth përfshirjes së Arsovskës dhe lidhjeve të saj me kryetarin e Sarajit, Blerim Bexheti, duke e akuzuar për heshtje të qëllimshme.

“Kanë kaluar 24 orë dhe përsëri nuk shohim askund Danellën që të përgjigjet për ndërtesën në Saraj. A është ky objekt i mikut dhe partnerit tënd të biznesit, Blerim Bexheti? A ke pjesë në ‘perandorinë’ e tij apo thjesht të paguan për të mbajtur konferenca për media?”, pyet Elmazi në reagimin e tij.

Ai shton se qyteti i Shkupit po përballet me një gjendje alarmante të ndotjes dhe mungesës së higjienës, veçanërisht para festës së Bajramit, duke e cilësuar këtë situatë si “ngulfatje në bërllog si asnjëherë më parë”.

Në përfundim, Elmazi paralajmëron se shumë shpejt do të kërkojë sqarime edhe para Prokurorisë Publike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit