-0.2 C
Skopje
Saturday, December 20, 2025

Elisa Coma shkëlqen në garën kombëtare të debatit në anglisht – sukses i radhës për nxënësen strugane

Në shkollën “Jahja Kemal” u zhvillua YKC Debate Competition, një garë kombëtare e debatit në gjuhën angleze e dedikuar për nxënësit e klasave të nënta.
Gara u organizua në format grupor, ku secili ekip kishte tre nxënës, dhe nga shkolla “Vëllezërit Milladinovci” morën pjesë 27 nxënës.
📊 Në përfundim të garës, u ndanë pesë vende të treta, dy vende të dyta dhe një vend i parë.

🏆 Elisa Coma, nxënëse nga Struga, u rendit e para në kategorinë e “Folësit Individual” (Individual Speaker), duke u vlerësuar për aftësitë e saj të shkëlqyera në komunikim dhe argumentim në anglisht.
Ky rezultat është një sukses i rëndësishëm personal për Elisën dhe konfirmon punën cilësore të mësimdhënësve dhe angazhimin e nxënësve në zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe debatit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit