12.8 C
Skopje
Friday, October 17, 2025

Elektrodistribuimi forcon rrjetin e tensionit të ulët me investime mbi 10 milionë euro

Ekipet e Elektrodistribuimit gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025 realizuanme sukses më shumë projekte infrastrukturore që synojnë modernizimin dhe përmirësimin e rrjetit tëtensionit të ulët. Fokusi kryesor i këtyre aktiviteteve është zmadhimi i qëndrueshmërisë së sistemit,ulja e humbjeve dhe implementimi i zgjidhjeve moderne në menaxhimin e rrjetit distributiv.

Në kuadër të projekteve janë instaluar 135 kilometra rrjet i ri i tensionit të ulët, janë zëvendësuar shtyllat dhe përcjellësit e vjetër, si dhe janë instaluar pajisje të reja matëse në distancë në lokacione të reja.

Vlera e përgjithshme e investimeve për këtë periudhë arrin 10,4 milionë euro, ndërsa 2 milionë euro shtesë janë planifikuar deri në fund të vitit 2025. Me këto investime, Elektrodistribuimi është duke forcuar rrjetin distributiv dhe duke vendosur një bazë edhe më të qëndrueshme për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit energjetik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit