Një ekspozitë e re kushtuar piktorit të famshëm holandez Vincent van Gogh është hapur në Galerinë Kombëtare në Londër, duke sjellë për publikun një koleksion të gjerë veprash të artistit, transmeton KultPlus.
Ekspozita përfshin disa nga pikturat dhe skicat më të njohura të Van Gogh, si dhe dokumente që tregojnë zhvillimin e stilit të tij artistik gjatë viteve të fundit të jetës.
Organizatorët kanë bërë të ditur se ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në verën e këtij viti.
Ngjarja pritet të tërheqë mijëra turistë dhe studiues të artit nga vende të ndryshme të botës. /KultPlus.com



