Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari e ka konfirmuar informacionin ekskluziv të Ora24.tv, për vizitën e nesërme të tij në Tiranë.
Të pyetur nga Ora24.tv, nga kabineti i kreut të ASH-së thonë se, nesër Arben Taravari do të takojë kryeministrin Edi Rama, me qëllim për ta uruar për fitoren e tij!
Por siç thonë burime të Ora24.tv, të cilat janë të afërta me kreun e ASH-së, në takimin në Tiranë, Arben Taravari do të koordinohet dhe konsultohet me kryeministrin Edi Rama edhe rreth veprimeve të tij të mëtejme politike.
Kreu i ASH-së, Arben Taravari tashmë është tërhequr nga Koalicioni me VLEN dhe nga Qeveria. Derisa ai thotë se nga Qeveria largohet për shkak të mosmarrëveshjes me VLEN për zgjedhjet lokale, si dhe p pakënaqësitë në qeverisje, nga VLEN e akuzojnë se Taravari po bashkëpunon me Ali Ahmetin për ta kthyer BDI-në në Qeveri./Ora24.tv