26.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

EKSKLUZIVE / Bilall Kasami: Lajm i mirë për Tetovën!

Në intervistë për Ora24.tv kryetari i Kominës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar ekskluzivisht, se Tetova pas më shumë se 20 viteve do të ketë Plan Gjeneral Urbanistik “Gjithashtu është një lajm i mirë për Tetovën, që ekskluzivisht po ua jap juve.

Veç më kemi përmbyllur konstruksionin financiar edhe për përpilimin e Planit Gjeneral Urbainstik për Tetovën. Tetova vite nuk ka plan gjeneral urbanistik.

Tashmë edhe me përkrahje të investitorëve privat, me përkrahje konkretisht të kompanisë së mirënjohur ‘Ecolog’, që financon diku % të këtij plani, pjesa tjetër do të financohet me mjete buxhetore të komunës dhe ne planifikojmë brenda një viti të përpilojmë Planin Gjerneral Urbanistik për Tetovën.

Pra në të njëjtën kohë punohet në shumë fronte për të kompensuar atë punë që nuk është bërë ndër vite për Tetovën”, deklaroi kreu i Tetovës, Bilall Kasami/Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit