10.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

EKSKLUZIVE: Bajram Rexhepi e “zhvati” komunën, me përmbarues i mori kamatë marramendëse!

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, e ka paditur dhe e ka çuar në përmbarues Komunën e Tetovës në kohën kur ishte këshilltar komunal në pushtet.

Ora24.tv ka siguruar ekskluzivisht dokumentet që dëshmojnë se Bajram Rexhepi e ka çuar në përmbarues Tetovën për periudhën 2013-2017, në kohën kur ishte këshilltar komunal në pushtet, gjatë udhëheqjes së Teuta Arifit.

Përmbaruesi i ka marrë paratë nga komuna gjatë qeverisjes së Bilall Kasamit dhe ia ka transferuar Bajram Rexhepit me kamatë në vitet 2021, 2022 dhe 2023. Ai ka përfituar qindra mijëra denarë, gjysmën prej tyre si kamatë.

Shuma të cilën e ka marrë përmbaruesi për Bajram Rexhepit, sipas dokumentit të siguruar nga Ora24.tv është 324 230 denarë, ose mbi 5 mijë e 200 euro.

Për ta dëmtuar më shumë komunën, Rexhepi ka nisur procedurë të veçantë për secilën rrogë të vonuar nga Teuta Arifi. Kështu ka hapur dhjetëra lëndë në përmbarues në vend se një lëndë të vetme, duke rritur shpenzimet e komunës për përmbaruesit.

Aktualisht, Bajram Rexhepi është kandidat i BDI-së për komunën të cilën e paditi dhe e çoi përmbarues pak vjet më parë!/ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit