-2.2 C
Skopje
Tuesday, December 16, 2025

Ejup Ahmeti, kandidat i VV-së! Çka e lidh atë me Strugën?!

 

Në prag të fillimit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, kryetari i VV-së Albin Kurti ka prezantuar kandidatët për deputet.

Numrin 54! Ai është dhëndërr nga Struga dhe ka tre fëmijë. Më poshtë është CV-ja e plotë e kandidatit të VV-së Ejup Ahmeti.

Ejup Ahmeti (07 maj 1984, Ferizaj) është ekonomist dhe ndërmarrës me mbi 20 vjet përvojë në sektorin privat, i cili kandidon me vizion të qartë për zhvillim ekonomik, prodhim vendor dhe punësim të qëndrueshëm. Studimet i ka përfunduar në Administrim Biznesi (Financë) në Universitetin e Evropës Juglindore (SEE University), ndërsa aktualisht është në përfundim të studimeve master në menaxhim.

Gjatë veprimtarisë së tij profesionale, Ahmeti ka punuar drejtpërdrejt me fermerë, prodhues dhe biznese në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndihmuar rritjen e kapaciteteve prodhuese, hapjen e tregjeve të reja dhe eksportin e produkteve vendore. Përvoja e tij në ekonomi reale e ka bindur se zhvillimi nuk vjen nga premtimet, por nga prodhimi, puna dhe politikat e drejta shtetërore.

Në fushatën e tij, Ejup Ahmeti angazhohet për politika që forcojnë bujqësinë moderne, industrinë përpunuese dhe bizneset e vogla e të mesme, me qëllim rritjen e pagave, krijimin e vendeve të punës dhe uljen e varësisë nga importi. Ai beson se një shtet i fortë ndërtohet mbi një ekonomi funksionale, ku rinia ka perspektivë dhe qytetarët jetojnë me dinjitet nga puna e tyre.

Me një profil që ndërthur përvojën profesionale dhe angazhimin politik, Ejup Ahmeti paraqitet si zë i ekonomisë reale dhe i interesit publik, i përkushtuar për zhvillim, drejtësi sociale dhe mirëqenie afatgjatë për Kosovën.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit