Egzon Ibrahimi nga Ferizaji ka marrë një ftesë të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për të qenë i pranishëm në Pallatin Presidencial në Ankara, ku do të lexojë fjalën e Zotit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ibrahimi përmes një postimi, ku thekson se ftesa erdhi nga “miku i madh i shqiptarëve”, presidenti turk Erdoğan.
“Me ftesë nga miku i madh i shqiptarëve, shkëlqesia e tij – Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në pallatin presidencial në Ankara për të lexuar fjalën e Zotit”, ka shkruar Ibrahimi, duke shoqëruar mesazhin me flamujt e Turqisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo ftesë konsiderohet një nder i veçantë, pasi aktivitetet fetare dhe ceremonitë në Pallatin Presidencial në Ankara zhvillohen shpesh me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura nga bota islame dhe përfaqësuesve të komuniteteve të ndryshme. (INA)



